E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjendet i vdekur ne Gjermani deshmitari ne rastin Fatmir Limaj

Zyrtare te Misionit te Bashkimit Evropian per sundimin e ligjit thane se eshte gjetur i vdekur deshmitari kryesor i prokurorise ne rastin e deputetit te Parlamentit te Kosoves Fatmir Limaj dhe nente personave te tjere te akuzuar per krime lufte.

Ne nje njoftim te shkurter zyrtaret e EULEX-it thane se Agim Zogaj i njohur si deshmitari X eshte gjetur i vdekur ne nje park ne Gjermani. Autoritetet gjermane po kryejne hetimet e nevojshme per te percaktuar rrethanat e vdekjes se tij thuhet ne njoftim. Por ata nuk deshen te komentojne njoftimet e medieve se deshmitari ka kryer vetevrasje.

Me 26 korrik nje prokuror i EULEX-it kishte ngritur nje aktakuze kunder zotit Limaj dhe nente ish bashkeluftetareve te tij per krime lufte kunder popullates civile dhe krime lufte kunder te burgosurve te luftes qe sic thuhet supozohet te jene kryer nga fillimi i vitit 1999 deri ne mesin e qershorit 1999  ne nje qender te improvizuar paraburgimi nga Ushtria lirimtare e Kosoves e cila ndodhej ne fshatin Klecke ne Kosoven qendrore.

Zoti Zogaj i cili gjate luftes ishte pjesetar i Ushtrise lirimtare te Kosoves ishte derguar ne Gjermani si deshmitar i mbrojtur.

Me 22 shtator zotit Limaj iu shqiptua masa e arrestit shtepiak pasi qe me pare Gjykata Kushtetuese kishte nxjerre nje opinion sipas te cilit deputetet nuk kane imunitet per veprat e kryera jashte fusheveprimit te tyre.

Me 30 nentor te vitit 2005 Gjykata Nderkombetare per Krime lufte ne Hage shpalli te pafajshem Fatmir Limajn i cili ne shkurt te vitit 2003 qe akuzuar per perfshirje ne krime kunder civileve shqiptare dhe serbe gjate luftes se vitit 1998.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›