E Shtunë, 31 Tetor 2026

Franca dhe Britania kërkojnë t`i bëhet presion Gadafit

Kryeministri britanik Dejvid Kamerun dhe presidenti francez Nikolas Sarkozi kanë bërë thirrje që të rritet presioni ndaj udhëheqësit të Libisë, Moamer Gadafi.

Kabineti i kryeministrit britanik njoftoi se dy liderët dëshirojnë të fuqizohet rezoluta e OKB-së për Libinë, dhe se prioritete të tyre do të jenë "shtimi i presionit ushtarak, politik dhe ekonomik", në mënyrë që të izolohet regjimi i Gadafit.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›