Libi, liderët fisnorë kërkojnë amnisti të përgjithshme

Udhëheqësit e fiseve të Libisë janë takuar në Tripoli dhe kanë kërkuar të miratohet ligji për amnistinë e përgjithshme për të gjithë kryengritësit.
"Konferenca do të përpiqet të angazhohet për të miratuar ligjin mbi amnistinë e përgjithshme, i cili do të përfshinte të gjithë ata që kanë marrë armët", thuhet në konkluzat e takimit të udhëheqësve fisnorë.
Komunikata thotë se "amnistia e përgjithshme është rrugë drejt një epoke të re të paqes dhe faljes", transmeton AFP.