Franca dhe Gjermania, plan financimi për Greqinë

Franca dhe Gjermania arritën një marrëveshje për një plan financimi për të ndihmuar Greqinë që do të përfshijë edhe ndihmën e Fondit Monetar Ndërkombëtar. Zyrtarët në Bruksel thanë se paketa e ndihmës, që do të duhet të aprovohet edhe nga vendet e tjera të eurozonës, do të jetë 23 miliard dollarë.
Presidenca franceze tha se se do të duhet të kishte "kushte shumë preçize", në të cilat 16 vendeve të eurozonës "u kërkohej që të ndërhynin" për të ndihmuar Greqinë. Po ashtu jane parashikuar kredi të koordinuara mes FMN-në në këtë marrëveshje. Liderët e Bashkimit Evropian u mblodhën të enjten në Buksel për një samit dyditor, por që pritej të dominohej nga kriza ekonomike greke. Kryeministri grek Jorgo Papandreou, tha se vendi i tij do të merrte masa shtrënguese të dhembshme, pavarësisht asaj që do të ndodhte në samit.
Dorina Gusmari < I mëparshmi