E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tokat djerrë do të jepen me qira

Në cdo dhjetë hektarë tokë bujqësore sipas shifrave zyrtare, një mbetet djerrë, ndërkohe që sasitë e papunuara realisht mund të jenë edhe më të mëdha. Për Shqipërinë një vend me sasi të kufizuar toke bujqësore kjo përbën problem shqetësues. Për këtë arsye komisioni parlamentar i Ekonomisë ka vendosur që tokat bujqësore të lëna djerrë dhe të papërdorura prej kohësh do të jepen me qera për ata fermerë që dëshirojnë t'i punojnë. Kjo do të thotë se pronësia nuk ndryshon, dhe se qeraja nuk do jetë më shumë se pesë vjet.

"Sipas këtij modeli, nuk preket tagri i pronësisë mbi tokën, ajo tokë vazhdon të mbetet pronë e fermerit që e ka fituar me ligjet që permenda në fillim", tha Jemi Gjana. "Koncepti i funksionit social për pronën realizohet më mirë, pra, duke mos cënuar pronësinë private mbi këtë pronë, por natyrisht duke i krijuar dhe mundësinë e përdorimit të këtij aseti të cmuar për ekonominë e vendit. Megjithëse sipërfaqja në projektligj nuk ka hapësira të mëdha, por unë desha të theksoj se kjo sipërfaqe, që nga pikëpamja e vlerave ekonomike është nje sipërfaqe e dobishme", tha Irfan Tarelli, drejtor i burimeve në MBUK.

Relatori i këtij projektligji, bëri me dije para deputetëve se si janë të shfrytëzuara sipërfaqet e tokës bujqësore në vendin tonë aktualisht. Shumë prej fermerëve që kanë përfituar toka bujqësore me ligjet e miratuara pas vitit 1992, nuk i përdorin ato. Ndërkohë, moskultivimi i tyre ka bërë që shumë prej tyre nuk janë më të përshtatshme për mbjellje.

Adi Darsi < I mëparshmi

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›