Berisha në Bruksel: Garanci për heqjen e vizave
Kryeministri Sali Berisha deklaroi ne Bruksel se ka marre garanci te plota nga homologet e vendeve me te rendesishme te Bashkimit Europian per liberalizimin e vizave per Shqiperine. Por shefi i qeverise shqiptare u shpreh i prere se nuk do te pranoje vleresim ne nje pakete, per Bosnjen dhe Shqiperine.
"Absolutisht, nuk pranoj asnjë lloj lidhje me asnjë vend tjetër. Uroj që edhe Bosnja ta marrë, por e kam theksuar se nuk dua vlerësim në paketë. Unë dua vlerësim në performancë dhe tregues. Ky është qëndrimi im. Treguesit dhe performanca jonë janë të gjitha të qarta dhe këtu nuk besoj që këto gjëra të lidhen njëra me tjetrën", tha Berisha.
Sipas Berishes, marja e vendimit per liberalizim te vizave eshte me e rendesishme, ndersa zbatimi i tij eshte ne tagrin e atyre qe do e japin. "Natyrisht, ne do të fillojmë edhe një fushatë të gjerë ndërgjegjësimi për qytetarët shqiptare, në mënyrë që të mos të ndodhin ato që ndodhën me qytetarët e vendeve të tjera. Pra, të mos ketë asnjë lloj keqkuptimi dhe t’u shpjegohet që këtu nuk mund të bëhet fjalë të kërkosh azil dhe se ajo është vetëm një praktikë shumë e dëmshme, për të cilën ne do të vendosim të gjitha kushtet dhe parametrat e nevojshëm që të mos të ndodhë. Por vendimi do të merret brenda vitit të parë të mandatit të dytë”, vijoi ai. Keto deklarata Kryeministri Berisha i beri ne Bruksel, ku mori pjesë në punimet e Samitit të Partive Popullore Evropiane.
Dorian Kodra