E Shtunë, 31 Tetor 2026

Franca e Britania bashkëpunim me Shqipërinë kundër krimit

Në këto takime Ministri Basha bashkëbisedoi me ambasadoret Mcllwham dhe Daviet mbi bashkëpunimin e deritanishëm mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar e Francës në luftën kundër krimit të organizuar dhe veprimtarive të tjera të paligjshme me të cilat përballen agjencitë ligjzbatuese.

Në takime u diskutua gjithashtu për perspektivën e afërt të proceseve integruese të Shqipërisë dhe për ecurinë e përmbushjes së kritereve për përfitimin e liberalizimit të vizave me Bashkimin Europian.

Ambasadorja Mcllwham i dorëzoi Ministrit Basha letrën përshëndetëse të Ministrit të Brendshëm britanik Z. Alan Johnson, i cili thekson se Mbretëria e Bashkuar vlerëson Shqipërinë si partnere në luftën kundër krimit të organizuar dhe deklaron gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit kundër kriminalitetit në të dy vendet.

Ambasadorja Daviet, gjithashtu, dorëzoi në takim letrën përshëndetëse të Ministrit të Brendshëm të Francës Z. Brice Hortefeux, i cili përgëzon Ministrin Basha për marrjen e detyrës dhe siguron për perspektivën e ndërtimit të një bashkëpunimi sa më të frutshëm mes të dy vendeve.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›