Negociatat mes Iranit dhe fuqive do të vazhdojnë
Nga takimet në Gjenevë të Zvicrës u vendos që turi i dytë i bisedimeve të kryhej brenda këtij muaji. Ndërkohë Iranit i erdhën kërcënime edhe nga Shtëpia e Bardhë.
Presidenti Amerikan, Barak Obama, i cilësoi takimet si "konstruktive", por tha gjithashtu se nëse Irani po përpiqej që të fitonte kohë, atëhere atij do ti ushtroheshin sanksione të reja.
Kryetari i Institutit Ndërkombëtar të Energjisë Atomike, Muhamet el Baradej, gjithashtu bëri të ditur se Irani me fshehjen që prej një kohe të gjatë të strukturës bërthamore, të cilën e ka deklaruar që prej pak kohësh, i ka dhënë një goditje të rëndë parimit të transparencës.
El Baradej cilësoi se duhej që hetuesit e Institutit Ndërkombëtar të Energjisë Atomike, ta kontrollonin brenda një kohe të shkurtër këtë strukturë në fjalë.