Franca e Gjermania “i kanë bërë bashkë” liderët kosovarë

50 vjetori i nënshkrimit të Traktatit të Elysée-së, i ka mbledhur të gjithë liderët e Kosovës në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në ora 19:00.
Ambasadorja e Francës në Kosovë, Maryse Daviet dhe ambasadori i Gjermanisë, Peter Blomeyer, kanë organizuar një ceremoni solemne ku do të përkujtohet e veçanëta unike e miqësisë gjermano-franceze.
Të pranishëm në këtë ceremoni janë presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, lideri i LDK-së, Isa Mustafa e shumë liderë të tjerë.
Traktati i Elizeut ishte firmosur më 22 janar 1963 nga Charles de Gaulle për Francën dhe Konrad Adenauer për Gjermaninë.
Pavarësisht luhatjeve në marrëdhëniet dypalëshe, Berlini dhe Parisi kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë dy vende kyçe në Bashkimin Evropian. Gjithsesi, dy vendet mbeten të ndara për një sërë çështjesh, përfshirë atë për mënyrën e përballjes me krizën e eurozonës./Indeksonline/