E Diel, 1 Nëntor 2026

Heqin dorë nga bizneset private

Agjencia kundër korrupsionit ka marrë vendim që ti mbyll pesë raste për konfliktit të interesit pasi që katër zyrtarë të lartë publik i janë shmangur këtij konflikti.

Katër zyrtarët  publik, Gani Syla anëtar i Bordit të Post Telekomit të Kosovës, Hajdin Abazi zëvendës Ministër në Ministrinë e Kulturës, Hashim Deshishku, deputet në Kuvendin e Kosovës, dhe Riad Rashiti, drejtor i drejtorisë për Zhvillim Ekonomik në Komunën e Gjilanit janë shmangur nga konfliktit i interesit duke ju përgjigjur kështu pozitivisht kërkesës së Agjencisë për të heq dorë nga angazhimet që kishin në biznesin privat.

Ndërsa, ndaj Arben Fetoshit, drejtor i Radio Kosovës nuk janë gjetur prova të mjaftueshme se ai gjendej në konflikt interesi, mirëpo në këtë rast AKK konsideron se ka disa kufizime për të.

Siç dihet Ligji për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik e kufizon Zyrtarin e lartë që gjatë ushtrimit të funksionit publik nuk ka të drejtë të ushtrojë veprimtari private ose funksione që janë në papajtushmëri me këtë ligj.

Arben Fetoshi, drejtor i Radio Kosovës, kishte bërë kërkesë vetë në AKK, për të parë nëse ka konflikt interesi në rastin e tij, pasi që i njëjti është emëruar në pozitën e Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës.

Për deputet nga radhët e LDK- së Hashim Deshishkun, rasti ishte hapur pasi si zyrtarë i lartë publik ushtron edhe funksion menaxhues në biznes privat, që sipas Ligjit të Parandalimit të Konfliktit të Interesit, konsiderohet papajtueshmëri funksionesh. Deshishkut, fillimisht i është bërë shkresë nga ana e AKK-së, se gjendet në konflikt interesi. Pas kësaj shkrese, ai ka deklaruar në agjenci se do të filloj procedurat e ndryshmit të kësaj gjendje konform ligjit, duke heq kështu dorë nga pronësia e bizneseve të tij.

Edhe, Hajdin Abazi zëvendësministër në Ministrinë e Kulturës, ka qenë në konflikt të interesit shkaku i udhëheqjes së një biznesi. Njëjtë ka vepruar edhe Gani Syla, duke heq dorë nga biznesi i tij N.T.P “Dreni”. Dorë, nga pronësia e biznesit ka hequr edhe Riad Rashiti. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›