E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jashari: Prishja e koalicionit, në kundërshtim me marrëveshjen

Anëtarja e kryesisë së PSDK-së, Kaqusha Jashari, ka pranuar se ka marrë një letër nga lideri i AKR-së Behgjet Pacolli, i cili, nga PSDK kërkon prishjen e koalicionit.

Por Jashari thënë për “Epokën e Re” kërkesa e Pacollit për prishje të koalicionit është në kundërshtim me marrëveshjen që kishin arritur më herët.

Pacolli i ka bërë këtë kërkesë PSDK-së pas largimit Agim Çekut nga kjo parti dhe kalimin e tij në partinë në pushtet, PDK./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›