E Diel, 1 Nëntor 2026

Franca emëron Kryeministrin,mandatohet Jean-Marc Ayrault

Vetëm pak orë pas ceremonisë së betimit të tij si president i Francës, Francois Hollande ka emëruar si Kryeministrër të vendit parlamentarin veteran socialist dhe njohësin e mirë të Gjermanisë, Jean-Marc Ayrault.
 

Emërimi i tij erdhe vetëm pak para se Hollande do të takohet me kancelaren gjermane, Angela Merkel për të negociuar me Berlinin për krizën në Europë.
 

Emërimi i Ayrault, një ish mësues i gjermanishtes dhe për një kohë të gjatë aleat i Hollande, u njoftua, sipas Reuters, në kohën kur Hollande ishte në aeroport, rrugës për takimin e parë më kancelaren, Merkel.
 

Me njohuritë e tij në gjuhën dhe kulturën gjermane, Jean-Marc Ayrault ka filluar menjëherë të konsiderohet si një kontribues i mirë në ndërtimin e urave lidhëse mes Francës dhe Gjermanisë.
 

Ayrault ka udhëhequr grupin parlamentarë socialist prej vitit 1997. 62- vjeçari është i mandatuar tashmë për formimin e qeverisë së re.
Ndërkohë nga ana e Presidencës Franceze është raportuar se transferimi i autoritetit mes Ayrault dhe paraardhësit të tij do të zhvillohet nesër, ndërsa në mbrëmje do të prezantohet përmbajtja e qeverisë së re.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›