Franca hesht në prag të zgjedhjeve presidenciale

Dy kandidatet favorit, Hollande dhe Sarkozi
Votuesit francezë votojnë të dielën në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, të cilat pritet të përfundojnë me fitoren e udhëheqësit të parë socialist në Francë në gati dy dekada.
Kandidatët presidencialë shënojnë sot një ditë pushimi (heshtje zgjedhore), ku nga 10 kandidatë në garë duke se dy janë më të fortët, Sarkozi dhe Hollande.
Nga sondazhe t e ditëve të fundit të fushatës, sfiduesi i Partisë Socialiste, Francois Hollande qëndron disa pikë përpara kandidatit tjetër, presidentit aktual të Francës, Nikolas Sarkozi.
Presidenti Sarkozi dhe zoti Hollande nuk janë kandidatët e vetëm në zgjedhjet e së dielës në Francë. Janë gjithsej 10 kandidatë presidencialë, mes tyre Marine Le Pen e ekstremit të djathtë dhe Jean-Luc Melenchon i së majtës ekstreme, të cilët sipas anketimeve pritet të dalin në vend të tretë dhe të katërt.