Gjermania dhe Austria do të dërgojnë trupa shtesë në Kosovë

Foto ilustruese
Gjermania dhe Austria do të dërgojnë trupa emergjence në Kosovë.
Vendimi për forcat e ndërhyrjes së shpejtë, të cilat do të dërgohen në veri të Kosovës, është marrë pas kërkesës së bërë nga NATO-, për shkak të situatës së tensionuar në të cilën ndodhet vendi prej gati dy javësh.
Sipas gazetës gjermane Der Spiegel, Gjermania do të dërgojë në Kosovë 550 ushtarë nga forca operative rezervë (ORF), ndërsa si përforcim do të dërgohen edhe 150 të tjerë nga Ushtria e Austrisë.
Shtimi i forcave për ndërhyrje të shpejtë vjen për shkak të frikës nga tensione të reja e përshkallëzime të mundshme në veri në prag të zgjedhjeve të Serbisë më 6 maj. G.N.