Pakistan, ska të mbijetuar, 127 të vdekur
Burime zyrtare të aviacionit civil dhe spitalor në Paskistan kanë bërë me dije se nuk ka asnjë të mbijetuar nga aksidenti tragjik i një dite më parë i aeroplanit Boing 737, i cili u përplas në tokë në afërsi të kryeqytetit Islamabad.
Zyrtari i aviacionit civil, Junaid Khan, tha se të 127 personat në aeroplan kanë vdekur, askush nuk ka shpëtuar.
Ministri i brendshëm i Pakistanit, Rehman Malik, tha se pronari i kompanisë Bhoja Airlines, Faruk Bhoja, është futur në listën e personave, të cilëve nuk u lejohet të largohen nga Pakistani.
Aeroplani po fluturonte nga qyeti jugor i Karaçit për në Islamabad, kur u përplas disa kilometra larg aeroportit ndërkombëtar Benazir Buto. Në momentin e përplasjes raportohet se moti ishte i keq.
Hetuesit po përpiqen ta gjejnë shkakun e kësaj fatkeqësie.