E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi: E ardhmja ime është në politikë

Share

Kur vetëm pak kohë e ndan nga mbarimi i mandatit si president i Republikës, Bamir Topi ka theksuar se e ardhmja e tij do të jetë me siguri në politikë. Në një intervistë për mediat në Maqedoni, presidenti Topi nuk e ka mohuar ambicien për të qenë ende pjesë e politikës, por megjithatë, sipas tij, ka ende kohë për të vendosur, së paku derisa të dorëzojë mandatin e tij si kryetar i shtetit, raporton Vizion Plus. Deklaratat e zotit Topi në Maqedoni vijnë në një kohë kur mazhoranca dhe kryeministri Berisha e kanë akuzuar kreun e shtetit se ka shkelur në mënyrë të përsëritur Kushtetutën duke mos qenë president mbi palët e duke shprehur ambicien për të krijuar një forcë të re politike, ndonëse është ende ne detyre.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›