E Diel, 1 Nëntor 2026

Totozani: Të gjendet strehë për familjet rome

Gjatë ditës së sotme, kreu i këtij institucioni, Igli Totozani, kërkoi gjetjen e një zgjidhjeje për strehimin e këtyre familjeve.

Totozani, u shpreh se, 8 familjet rome të strehuara në institucionin e tij, do të qëndrojnë deri sa të zgjidhet problemi i tyre.

“Shpresoj për një zgjidhje sa më të shpejtë të problemeve të tyre. Kam një infomacion që gjërat kanë nisur të lëvizin, por ende nuk ka asgjë konkrete. Këta njerëz janë këtu dhe këtu do të rrinë derisa të zgjidhet probleme i tyre”, tha  Totozani, duke shtuar se,  institucioni i Avokatit të Popullit do të mirëpresë çdo person që ka nevojë.

Gjatë ditës së sotme, familjet rome u vizituan edhe nga ambasadorja e Zvicrës në Tiranë, Yvana Enzler, e cila
gjithashtu kërkoi angazhimin e autoriteteve shtetërore  për zgjidhjen  afatgjatë për komunitetin rom.  Prej ditës së djeshme,  8 familje rome ngritën çadrat e tyre në oborrin e Avokati të Popullit, pas dëbimit te tyre nga pronari i një toke në periferi të Tiranës. /Start/

                                                                                             2012-02-02 14:39
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›