E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Franca humbet Benzema: “Topi i Artë” dëmtohet, lamtumirë Botëror

Kupa e Botës në Katar për Karim Benzema tashmë ka përfunduar. Sulmuesi francez u ndal gjatë stërvitjes së mbrëmjes për kombëtaren transalpine për shkak të dhimbjeve të forta. Testet që iu nënshtrua  “Topin e Artë” në klinikën Aspetar në Doha treguan një dëmtim muskulor që e bën të pamundur rikuperimin.

Kështu, pas thashethemeve të para nga mediat franceze, në orët e vona të mbrëmjes mbërriti komunikimi zyrtar nga Federata Transalpine: “Për shkak të një dëmtimi në kofshën e majtë, Karim Benzema detyrohet të heqë dorë nga pjesëmarrja në Botëror. I gjithë ekipi është pranë Karimit në këtë moment trishtimi dhe i uron shërim të shpejtë”.

Sot ishte seanca e parë stërvitore e Benzema me grupin që nga fillimi i grumbullimit të Les Bleus të hënën e kaluar në Clairefontaine, por puna e tij nuk zgjati shumë. Tani trajneri Didier Deschamps do të ketë kohë deri të hënën, një ditë para debutimit të tij, për të vendosur se me kë do të zëvendësojë fituesin e Topit të Artë: “Jam jashtëzakonisht i trishtuar për Karimin – tha trajneri francez – i cili kishte në këtë Botëror objektivin e sezonit”.

“Pavarësisht kësaj goditjeje të re të vështirë, kam besimin maksimal në grupin tim. Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të nderuar sfidën përpara”. Mungesa e Benzema i bashkohet mesfushorëve Paul Pogba dhe N’Golo Kantè, portierit Mike Maignan, mbrojtësit Presnel Kimpembe dhe sulmuesit Christopher Nkunku.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›