E Enjte, 5 Nëntor 2026

Lufta në Ukrainë, SHBA paralajmëron: “Shokët” e Putinit po shikojnë, rrezikojmë përhapjen globale të armëve bërthamore

“Nëse Ukraina nuk ndihmohet për të siguruar të ardhmen e saj, lufta do të çojë në një botë tiranie dhe kaosi”, paralajmëroi Sekretari i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara, Lloyd Austin.

Në fjalimin e tij për rrezikun e luftës në Ukrainë për komunitetin ndërkombëtar, ai iu referua edhe çështjes së rrezikut bërthamor.

Më konkretisht, në pozicionin e tij më të fortë dhe më të qartë që nga fillimi i sulmit rus kundër Ukrainës, Sekretari amerikan i Mbrojtjes paralajmëroi për rrezikun e përhapjes globale të armëve bërthamore.

“Shokët e Putinit, liderë autoritarë po shikojnë. Dhe ata mund të arrijnë në përfundimin se marrja e armëve bërthamore do t’u japë atyre ‘licencë për gjueti’. Dhe kjo mund të çojë në një spirale të rrezikshme të përhapjes bërthamore”, tha ai./ CNN.gr

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›