E Shtunë, 31 Tetor 2026

Franca i shet anije luftarake Rusise

Ministri i Mbrojtjes se Frances ka mbrojtur shitjen e mundshme te mbajteseve te helikoptereve Rusise duke hedhur poshte shqetesimet se nje marreveshje e tille mund te rrezikoje sigurine e Gjeorgjise.

Disa aleat te NATO-s kane shprehur shqetesimin per nje shitje te mundshme te anijeve luftarake te teknologjise se larte.

Shqetesimi ka te beje me mundesine qe pajisja e tille mund te perdoret kunder vendeve me te vogla qe jane fqinj te Rusise.

Gjate qendrimit ne OKB ne New York Ministri i Mbrojtjes se Frances Herve Morin ka hedhur poshte rreziqet duke thene se Rusia nuk eshte me Bashkimi Sovjetik.

Ministri francez gjithashtu tha se shitja e pak anijeve luftarake franceze nuk do e ndryshojne baraspeshen e fuqise dhe situates strategjike ne mes te Rusise dhe Gjeorgjise shume me te vogel.

Me muaj te tere Rusia ka negociuar me Francen per blerjen e anijeve te kesaj te fundit per te ngritur nivelin e pajisjeve te dala afati te ushtrise ruse.

Sic dihet presidenti i Rusise Dimitri Medvedev dhe kryeministri Vladimir Putin kane kerkuar modernizimin e ushtrise ruse e ne vecanti te flotes detare e cila sipas eksperteve ushtarak ruse eshte ne gjendje te mjere.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›