Uragani Karl perfshin Meksiken
Uragani Karl i cili ka qene paralajmeruar me pare ka mberritur ne token meksikane saktesisht ne brigjet e Gjirit te Meksikes. Autoritetet zyrtare njoftuan se shpejtesia e eres shkon deri ne 195 kilometra ne ore. Kjo shpejtesi e klasifikon uraganin Karl ne kategorine e trete te uraganeve.
Banoret jane keshilluar te evitojne levizjen gjate kalimit te uraganit kompanite e naftes qe operojne ne Gjirin e Meksikes ndalen punen dhjetra fluturime u anuluan si dhe disa zona periferike te qytetit te Verakruzit po vuajne mungesen e energjise elektrike.
Pavarsisht se uragani Karl ka prekur token meksikane autoritetet e larta meksikane nuk kane dhene urdher per evakuimin e banoreve ne te gjithe harkun e zones se rrezikut pro vetem ne disa zona te caktuara. Por disa banore te zones kryesisht te Verakruzit duke pare kete rrezik kane vendosur qe te largohen vete nga zona e rrezikut.