E Diel, 1 Nëntor 2026

Papa nuk i frikesohet kercenimeve

Papa Bendedikri foli para ligjvenesve britanike dhe u lut se bashku me Kryepeshkopin e Kishes Anglikane gjate dites se dyte te vizites se tij ne Britanine e Madhe.

Papa e plotesoi gjithe itinerarin e vizites pasi policia britanike arrestoi gjashte persona ne lidhje me nje kercenim ndaj Papa Benedictit gjate vizites se tij historike ne Londer.

Benedikti i 16-te eshte i pari udheheqes i kishes katolike qe hyn ne Pallatin Lambeth rezidenca e Kryepeshkopit te Kanterberit qe kur Kisha e Anglise u shkeput nga Roma ne vitin 1534.

Papa dhe Kryepeshkopi Rouan Uilliams bene nje lutje te perbashket ne Katedralen Uestminster pas fjalimit me pare te Papes ne parlament.

Te dyshuarit per komplotin kunder papes u identifikuan vetem si pastrues rrugesh. Mediet britanike njoftuan se disa prej tyre jane me origjine algjeriane.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›