E Diel, 1 Nëntor 2026

Franca: “OK” martesave dhe birësimeve të cifteve homoseksuale

FRANCË- Ligji i cili i hap rrugën martesave mes cifteve homoseksuale është aprovuar përfundimisht nga senati francez.

Përmbajtja e ligjit është përshtatur nga senatorët duke bërë kështu pak modifikime të nevojshme, që nuk kanë prekur pjesën që i hap dritën jeshile cifteve homoseksuale për tu martuar dhe për të birësuar fëmijë.

Ligji është votuar unanimisht nga gjtihë senati francez, me4gjithatë ai duhet të kalojë për votim përfundimtar në Asamblenë Kombëtare.

Ligji që ndan francezët
Ndërkohë, pas vendimit rreth 300 mijë francez kanë marrë pjesë në manifestimin kundër ligjit që lejon ciftet homoseksuale të lidhin kurorë dhe të birësojnë fëmijë. Sipas mediave lokale policia ka përdorur gazin lotsjellës për të shpërndarë turmën, e cila tentoi të rrethonte  pallatin presidencial Elyse. 
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›