E Diel, 1 Nëntor 2026

Franca legalizon martesat mes homoseksualeve

PARIS - Franca është bërë shteti më i fundit që ka legalizuar martesat mes homoseksualeve, pavarësisht kundërshtimeve të konservatorëve. Dhoma e Ulët e parlamentit francez miratoi me 331 vota pro dhe 225 kundër projektligjin për martesat brenda të njëjtit seks, ligj i cili u jep gjithashtu të drejtën çifteve të adoptojnë fëmijë.

Presidenti Fransua Hollonde vitin e kaluar pati premtuar, në fillim të fushatës, mbështetjen e tij për martesat e të njëjtit seks . Kundërshtarët, përfshirë Kishën Katolike Romane, grupet e tjera fetare si dhe konservatorët, kanë ende shpresa për të bllokuar masën duke e çuar çështjen në Këshillin Kushtetues.

Ligji u miratua në Senat në fillim të këtij muaji. Kalimi i tij nga ligjvënësit ka bërë që Franca të jetë vendi i nëntë në Evropë që miraton martesat mes homoseksualëve.

Por ligji është pasuar me protesta në Francë, ndërsa janë planifikuar demonstrata në mbarë vendin gjatë muajit të ardhshëm. Policia ka rritur prezencën e forcave të saj në rrugët pranë parlamentit, në rast se demonstratat dalin jashtë kontrollit.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›