E Shtunë, 31 Tetor 2026

Frikë pezullimesh te mbrojtja e Bajernit dhe e Barcelonës

MYNIH - Kualifikimi për në finale luhet me dy takime, ndaj ndeshja e parë në Mynih nuk do vulosë fatin e Bajernit të Mynihut dhe Barcelonës për në finale të Ligës së Kampioneve. Si rrjedhojë, disa lojtarë duhet të tregohen maksimalisht të kujdesshëm në fushën e lojës gjatë përballjes së sotme, për të mos marrë kartonë dhe rrjedhimisht të pezullohen për sfidën e ardhshme.

Në fakt, bëhet fjalë për repartin më delikat, pikërisht mbrojtësit respektivë. Futbollistët e Bajernit të Mynihut që humbasin përballjen në Spanjë po u ndëshkuan nga arbitri Viktor Kasai, janë: Filip Lahm, Dante dhe Luis Gustavo. Të paktën kapiteni dhe mbrojtësi brazilian do ishin një shqetësim i madh për Hejnkesin, nëse do mungonin.

Mirëpo edhe katalanasit kanë ankth. Bëhet fjalë për Piken, Hordi Albën e Songun, të cilët janë vetëm një karton të verdhë larg pezullimit. Dy spanjollët janë titullarë të padiskutueshëm dhe mbi të gjitha shumë të vështirë për t’u zëvendësuar te Barça

(er.nu/E.Ilnica/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›