E Diel, 1 Nëntor 2026

Pikturat e vjedhura në Korçë, akuza: 2 vjet burg drejtorit të Vangjush Mio-s

Vangjush-Mio_-Peisazh-fshatKorçë- Ndërsa ende nuk dihet fati i pikturave të vjedhura në Qendrën Kulturore Vangjush Mio të Korçës, Prokuroria e këtij rrethi ka kërkuar dënimin me dy vite burg për ish-drejtorin Vladimir Topi, si dhe heqjen e të drejtës për të ushtruar funksione publike për dy vjet.

Topi akuzohet për shpërdorim detyre, në lidhje me skandalin e zhdukjes së 61 veprave të artit nga galeria ‘Guri Madhi’.

Në seancën e fundit gjyqësore, prokurori i çështjes Elsjon Sadikaj i paraqiti gjykatës konkluzionet e hetimit si edhe prova dhe fakte që vërtetojnë fajësinë e të pandehurit Topi.

Organi i akuzës thotë se është vërtetuar vjedhja e pikturave nga galeria e arteve jo nga persona të jashtëm, por nga persona të brendshëm, pjesa më e madhe e të cilave janë vjedhur gjatë vitit 2011.

Ndërsa akuza kërkoi marrjen në shqyrtim edhe faktin që ish-drejtori Topi u ka krijuar kushte të favorshme personave për vjedhjen e pikturave.

Nga ana tjetër pala mbrojtëse ka kërkuar kohë për paraqitjen e konkluzioneve që solli dhe shtyrjen e séances gjyqësore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›