E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zyrtarizohet Aleanca për punësim, mirëqënie dhe integrim, me 24 parti

berisha-me-mediun-per-fushateTiranë- E pagëzuar me emrin Aleanca për punësim, mirëqënie dhe integrim, Partia Demokratike ka firmosur sot marrëveshjen parazgjedhore me 24 aleatët me të cilët do të hyjë në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit.

Në fjalën e tij, kryeministri i vendit Sali Berisha e ka quajtur këtë koalicionin më të madh të vlerave në historinë e vendit.

Ne themelojme aleancen më të madhe të vlerave në historinë tonë kombëtare, tejkalojmë vitin 92 vit në të cilin ne ishim njëlloj fronti, kurse sot forca politike të strukturuara, të cilat kemi operuar mbi platformat tona në ineteresin më të mirë qytetar.

Kryeministri nuk la pa ironizuar sërish aleancën rivale të Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialsite për Integrim, të cilët i quajti hala dhe ngjala.

Ne bashkohemi nga 35 parti që morën pjesë në zgjedhjet e 2009-ës, 25 prej tyre janë të pranishme në këtë podium. Parti me histori të qartë elektorale, kundrejt halave dhe ngjalave të aleancës tjetër. Kjo është aleancë e vlerave e të vërtetave elektorale, e programit që synon tu japë shqiptarëve mundësi për të ndërtuar jetën e mirqënien e tyre, t;i japë mundësi të ecin komb i lirë drejt të ardhmes evopiane,- tha Berisha.

Sipas kryeministrit, reformat do të kenë rezultat final punësimin e qytetarëve shqiptarë dhe do të përmbushë ëndrrën evropiane të tyre, teksa akuzoi kryesocialistin Rama se bllokoi marrjen e statusit kandidat për në BE, pasi sipas tij, PS-ja ka në program testamentin e të parëve të tyre.

Do bëjmë gjithcka që qytetarët e këtij vendi të krijojnë hapësira dhe mirëqënie për veten e familjarët e tyre. Sot në Uashington u deklarua botërisht se opozita bllokoi procesin e integrimit të vendit në BE. Sot në Bruksel u deklarua se janë 3 ligjet qe bllokuan statusin e Shqipërisë për në BE, nuk ka ndodh askërkund, ndodhi vetëm në Shqipëri, sepse, udhëheqja e sotme e PS-së, ka për platformë, program të vërtetë, testamentin e etërve të vetë.

Kjo rrethanë ishte një thirrje apel për të gjithë këta zotërinj, të bashkohemi për të bërë çdo gjë për të avancuar integrimin e shqipqërisë me BE-në. Jam i sigurtë se 23 qershori do jetë përgjigja e shkëlqyer e shqiptarëve për axhendën e vet evropiane, theksoi Berisha.

Ndaj shefi i qeverisë, ftoi shqiptarët që këtë periudhë që kemi përpara, le të angazhohemi të gjithë në fushatën erlektorale më qytetare e intensive, më të vendosur, në historinë e këtij vendi. Do të përsërisë vitin 92 në të cilën ne hapëm së bashku rrugën e lirië për shqiptarët,- deklaroi Berisha.

Në rrjetin socials facebook, kryesocialisti  Rama ka ironizuar deklaratat e kryeministrit Berisha: “Eshte fenomenal ne konkurencen qe i ben Portokallise: Nga 35 parti ne 2009 sot jemi 25 dhe kjo eshte nje tjeter arritje e madhe e jona:-)))”,- shkruan Rama.

Po ashtu sot u mësua se Partia Lëvizja Shqipëria e Re është bashkuar në koalicion me Partinë Demokratike. Pas saj edhe partia që mbron interesat e minoritetit maqedonas në vendin tonë deklaroi aleancën me PD-në.

Sakaq po sot Kryesia e Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet vendosi me unanimitet mandatimin e kryetarit të PDIU-së, Shpëtim Idrizi për të vijuar negociatat me Partinë Demokratike për një koalicion parazgjedhor, të bazuar mbi përfshirjen e çështjes çame, mbrojtjes së të drejtave të emigrantëve dhe garancitë e nevojshme për administrimin dhe garantimin e votave të PDIU-së gjatë procesit zgjedhor në bazat e këtij koalicioni.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›