E Shtunë, 31 Tetor 2026

Franca mbështet Kosovën për vënien e rendit dhe ligjit

Vendosmërinë për të shtrirë sovranitetin në tërë territorin e Kosovës dhe për të vendosur rendin dhe ligjin, e ka shprehur sot edhe zv/kryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, në një takim që ka zhvilluar me ambasadorin e Francës në Kosovë, Zhan Fransua Fitu.

Në një deklaratë për shtyp, mësohet se ambasadori Fitu ka rikonfirmuar mbështetjen e plotë të shtetit francez, për vënien e rendit e ligjit dhe shtrirjen e sovranitetit të Prishtinës në tërë territorin e Republikës së Kosovës.
 

Po ashtu, thuhet në komunikatë, se ambasadori francez ka shprehur mbështetjen për kthimin e policisë dhe doganierëve në pikat kufitare 1 dhe 31, në veri të Republikës së Kosovës, që duhet të realizohet në koordinim të ngushtë me KFOR-in dhe EULEX-in.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›