E Diel, 1 Nëntor 2026

Belgjikë, bisedimet për qeverinë në vendnumëro

"Megjithë përpjekjet e bëra dhe një sërë progresi të shënuar, kemi detyrimin të konstatojë bllokimin e thellë të bisedimeve. Qëndrimi i disave prish ekuilibrin e domosdoshëm për të çuar në një marrëveshje", pohon ai në një deklaratë për shtyp.
     
Njoftimi për këtë bllokim shqetësues vjen në kohën kur kryeministri aktual, Yves Leterme, njoftoi dje në mbrëmje se do të largohej nga funksioni brenda vitit për t'u bërë nënsekretari i përgjithshëm i OECD-së në Paris.
Qeveria e Leterme është rrëzuar që më shumë se një vit më parë, por si pasojë e dështimeve në zgjedhjen e një qeverie të re ai vijon të mbajë postin e tij.
     
Që prej më shumë se një viti holandishtfolësit dhe frëngjishtfolësit nuk kanë arritur të bien dakord mbi një projekt të përbashkët për të formuar një qeveri të mirëfilltë. Të parë kërkojnë një autonomi dukshëm të përforcuar për rajonin e tyre, ndërsa të dytët kërkojnë kufizim të kësaj autonomie./Start/

                                                                                             2011-09-14 12:25
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›