E Shtunë, 31 Tetor 2026

Veriu i Kosovës, Daçiç: Janë hartuar një sërë masash

Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiç, ka thënë se në takimin e përfaqësuesve të kreut shtetëror me presidentin Boris Tadiç, janë hartuar një sërë masash që duhet të ndërmerren, për të shmangur pasojat e rënda dhe zgjidhjet e imponuara dhunshëm në Kosovë.
 

Daçiç ka sqaruar se masat janë para së gjithash të natyrës diplomatike dhe politike. Mediat në Serbi njoftojnë se ministri i Brendshëm serb ka thënë se gabimisht pretendohet se Serbia është e gatshme të bëjë çmos për të fituar kandidaturën për anëtarësim në BE dhe se tani është momenti më i përshtatshëm për të ushtruar trysni mbi të, në mënyrë që të pranohet pavarësia e Kosovës.

“Një raport i këtillë karshi Serbisë është i gabueshëm dhe i padrejtë. Hapat e njëanshëm në ndërlidhje me veriun e Kosovës mund të nxisin pasoja të rënda dhe konflikt në rajon”, ka thënë Daçiç.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›