E Diel, 1 Nëntor 2026

Franca mund Brazilin paqe ne Gjermani-Itali

Miqesore luksi anekend Evropes. Dhe natyrisht syte ishin te France-Brazil Gjermani-Itali dhe Argjentine-Portugali. Gjelat e drejtuar nga Blank arriten qe me ne fund te mundnin brazilianet fale nje goli te Karim Benzema te shenuar ne pjesen e dyte te takimit. Duhet theksuar se latino-amerikanet luajten me 10 lojtare nga minuta e 40-te e pjeses se pare per shkak te daljes me karton te kuq te Hernanes. Disa kilometra me larg Argjentina e Mesit arrinte te mundte Portugaline e Ronaldos 2-1 ky i fundit shenoi golin e vetem te portugezeve fale nje penalltie te shnderruar ne gol nga Topi i Arte 2010 ne minuten e 90-te te lojes. Edhe nje here Mesi doli fitimtar ndaj Ronaldos. Ndersa ne Gjermani vendesit e Joakim Lev nuk arriten te fitonin ndaj italianeve te Prandelit edhe pse shenuan te paret me Klosen. Xhiusepe Rosi barazoi ne pjesen e dyte te lojes. Fitore shenoi edhe Kampionia e Botes Spanja ndaj Kolumbise fale nje goli te David Silva. Trajneri Del Boske beri shume ndryshime ne skuader duke aktivizuar disa lojtare te rinj. Fitore shenuan edhe nenkampionet e botes holandezet e Bert Van Marvjik ndaj Austrise fale golave te Shnajder Huntelar dhe Kajt. Per austriaket shenoi Arnautovic.

Miqesoret/ Rezultatet

Armeni-Gjeorgji    1-2
Manucarjan 63 p/ Iashvili 22 Siradze 34
Moldavi-Andorra    2-1
Pikuskiak 66 Bugaiov 90-4/ Ajala 52
San Marino-Litenshtejn    0-1
Polverino 57
Bjellorusi-Kazakistan    1-1
V.Hleb 44 p/ Ostapenko 88
Greqi-Kanada    1-0
Fetafatzidis 63
Rusi-Iran    0-1
Khalatbari 90
Maqedoni-Kamerun    0-1
Andongsho 75
Kroaci-eki    4-2
Eduardo 10 Kalinic 13 61 Ilicevic 75/ Sivok 20 Rosicki 45
Azerbajxhan-Hungari    0-2
Rudolf 37 Hajnal 82
Izrael-Serbi    0-2
Tosic 23 Trivunovic 77
Turqi-Kore e Jugut    0-0
Qipro-Rumani    1-1
Kostandinou 85/ Torje 55
Suedi-Ukraine    1-1
Elmander 7/ Devic 20 p
Bullgari-Estoni    2-2
Popov 41 p 83/ Vasiljev 20 p 79
Danimarke-Angli    1-2
Agger 8/ Bent 10 Joung 68
Luksemburg-Sllovaki    2-1
Da Mota 60 81/ Jendrisek 55
Belgjike-Finlande    1-1
Vitsel 61/ Porokara 90
Holande-Austri    3-1
Shnajder 28 Huntelar 48 Kajt 70/ Arnautovic 84
Malte-Zvicer    0-0
Norvegji-Poloni    0-1
Levandovski 18
Gjermani-Itali    1-1
Klose 16/ G.Rosi 81
Skoci-Irlande e Veriut    3-0
Miller 19 MekArturs 32 Komons 51
Argjentine-Portugali    2-1
Di Maria 14 Mesi 90 p/ Ronaldo 21
France-Brazil    1-0
Benzema 54
Spanje-Kolumbi    1-0
D.Silva 86

LEONARD KARAJ

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›