Në Gjermani kazhgënjim, Italiaduket një mallkim
TIRANE-Mposhtja e Italisë duket se është kthyer në një fiksim për tifozët gjermanë. Kombëtarja e këtij vendi nuk fiton prej 16 vjetësh ndaj të kaltërve, ndërkohë që askush nuk e harron faktin se në vitin 2006, në kulmin e një entuziazmi mbarëpopullor, skuadra e Marçelo Lipit nxirrte jashtë Botërorit vendin pritës, Gjermaninë. Barazimi 1-1 i marrë të mërkurën në mbrëmje tregoi edhe njëherë se përfaqësuesja gjermane vuan shumë ndaj ekipeve si Italia, që mbrohen mirë dhe janë shumë cinikë para portës. "Italia mbetet një kundërshtar i frikshëm", ishte titulli i djeshëm i "Frankfurter Allkemeine Zeitung", që përmbledh pak a shumë sensin e komenteve të shtypit gjerman. Shkurt, mallkimi ndaj Italisë vazhdon dhe mediat e tifozët kanë mbetur edhe këtë herë keq. "Kombëtarja gjermane, - shkruan më tej Frankfurter, - nuk arrin të fitojë më ndaj Italisë. Edhe në tentativën e pestë që prej vitit 1995, skuadra e kaltër ndal triumfon gjerman me një gol të minutave të fundit".
Zhgënjimi
Gazeta "Die Welt", një nga më të mëdhatë në vend, shpjegon: "Kombëtarja gjermane nuk e mori seriozisht ndeshjen, siç do të ishte e nevojshme. Barazimi ndaj Italisë ishte i pranueshëm, asgjë më shumë. Në Dortmund dështoi edhe një mundësi për të luajtur seriozisht. Në kohën kur në grupin kualifikues, 3 apo 4 skuadra janë shumë të dobta, janë këto miqësore që të tregojnë se ku je". Ndërkaq, tabloidi popullor "Bild", vijon me stilin e zakonshëm: "Jogi, pse nuk arrijmë t'i ç'makaronojmë më?", duke përdorur një fjalë pa shumë kuptim dhe sarkastik, referuar makaronave. Ky tabloid vlerëson me nota shumë të mira lojtarë si Kasano, De Rosi, Tiago Mota, Kielini e Bufon, ndërsa ka gazeta që e gjykojnë "mediokër debutimin e Tiago Motës". Ndërkohë, Abendzeitung e ka parë disi më ndryshe, duke folur për një Gjermani me shumë fantazi dhe thuajse perfekte.
Deklaratat
Barazimi 1-1 me Italinë, në një ndeshje ku Gjermania dominoi në pjesën e parë dhe të kaltërit në të dytën, nuk e ka shqetësuar shumë Joakim Lëv. Ky i fundit është munduar të gjejë edhe shkaqet e asaj çfarë ndodhi në fushën e lojës. "Nuk ishim në gjendje të ruanim ritmin tonë për 90 minuta, - deklaroi Lëv. - Ne dështuam të merrnim përsipër rrezik dhe të synonim rezultatin 2-0. Pashë shumë gjëra të bukura në disa faza të ndeshjes, por edhe shumë të tjera që duhet të përmirësohemi. Si përshembull, organizimi i lojës", deklaroi tekniku i kombëtares gjermane. Bastian Shvajnstajger ishte në fushë edhe 4 vjet më parë kundër Italisë. "Jam i sigurt se do t'i mundim shumë shpejt, - tha ai. - Rekordi ynë ndaj tyre nuk është aq i mirë, kështu që është një turp që e pësuam atë gol", deklaroi mesfushori bavarez.
(d.b/GSH/BalkanWeb)