Lidhja me ShakirënPike idhull edhepër kolumbianët
SPANJE- Tifozët kolumbianë të pranishëm në “Santiago Bernabeu” për të mbështetur kombëtaren e tyre në miqësoren ndaj Spanjës, i kanë dedikuar një duartrokitje speciale mbrojtësit Zherard Pike, në momentin që imazhi i tij u duk në ekranin e stadiumit. Arsyeja? Gjithçka lidhet me historinë e dashurisë mes mbrojtësit spanjoll dhe këngëtares kolumbiane Shakira, e cila ka lindur në Barranquilla.
Ata të dy tashmë frekuentohen dhe Pike është kthyer në një benjamin të tifozëve nga Kolumbia. Por, për cilën skuadër bëri tifozllëk Shakira të mërkurën në mbrëmje? E përditshmja “AS” i ka marrë mendim ambasadorit kolumbian në Madrid Orlando Sardi de Lima për këtë: “Nuk kam dyshime, Shakira do të jetë me Kolumbinë”, garantoi ai.
Pas disa javësh gossip, historia mes këngëtares kolumbiane dhe mbrojtësit të Barcelonës, tashmë është bërë publike. Vetë Pike publikoi një foto me Shakirën të shkrepur gjatë festës së ditëlindjes së saj (Shakira është 34 vjeç, Pike 24) javën e shkuar.
Tashmë këngëtarja bukuroshe ka marrë një shtëpi në Barcelonë, në periferi të qytetit, ku është komshie me Zherard Pike. Vetëm pak javë më parë, ajo u nda nga i dashuri i saj për 11 vjet, Antonio de la Rua.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)