Franca në luftë kundër Al Qaidës
Franca është në luftë kundër degës së Al Qaidës në Afrikën veriore dhe do të intensifikojë përkrahjen ushtarake për qeveritë në rajon, të cilat po luftojnë kundër militantëve islamikë, ka deklaruar sot kryeministri i Francës, Francois Fillon.
Ai këtë deklaratë e bëri vetëm një ditë pasi që presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy, konfirmoi se një shtetas 78 vjeçar francez, i rrëmbyer nga Al Qaida në Niger, është vrarë nga militantët, pas një misioni të dështuar të Francës për shpëtimin e tij.
“Ne jemi në luftë me Al Qaidën dhe për këtë arsye kemi mbështetur forcat e Mauritanisë, të cilat ka tashmë disa muaj që po luftojnë kundër Al Qaidës”, tha Fillon.
I pyetur se a do të reagojë Franca ushtarakisht pas vrasjes së shtetasit të vet, Fillon u përgjigj: “Franca nuk e praktikon hakmarrjen”.