Mullen në Irak
Admirali Mike Mullen, shefi i shtabit të ushtrisë amerikane, udhëtoi sot drejt Irakut, për të diskutuar planet e tërheqjes së trupave dhe përpjekjet për krijimin e një qeverie të koalicionit.
Mullen vizitoi Bagdadin, pas qëndrimit dy ditor në Afganistan. Mullen u takua me presidentin irakian, Jalal Talabani, kryeministrin Nuri al Maliki dhe komandantin e forcave amerikane në Irak, gjeneralin Rei Odierno.
Aktualisht në Irak gjenden 77500 ushtarë amerikanë, por të gjitha forcat luftuese do të tërhiqen deri më 1 shtator.
50 mijë ushtarët amerikanë, që do të mbesin në Irak, do të kenë rol këshillues.
Ky kontingjent parashihet të largohet nga Iraku deri në dhjetor të vitit 2011.