E Diel, 1 Nëntor 2026

Raportet sekrete ushtarake, Pentagoni: Publikimi, akt kriminal

Burimet ushtarake amerikane vlerësojnë se do të duhen javë për të vlerësuar pasojat nga nxjerrja e rreth 91 mijë dokumentave sekrete ushtarake. Dokumentat janë bërë publike në faqjen e internetit WikiLeaks. Zëdhënësi i Pentagonit theksoi se po shqyrtohen dokumentat e bëra publike për të parë nëse ato bëjnë të njohur “burime apo metoda” që mund të rrezikonin forcat amerikane dhe ato aleate. Ai e cilësoi nxjerrjen e dokumentave si “akt kriminal”.

Shtëpia e Bardhë njoftoi se dokumentat bëjnë publike emra, operacione dhe burime përfshi ato për luftën në Afganistan. Mësohet se dokumentat përfshijnë informacione për vrasje të paraportuara të civilëve afganë si dhe për operacione të fshehta të forcave speciale amerikane kundër talibanëve.

Një nga dokumentat flet për një takim të kryengritësve të ndjekur nga një zyrtar i lartë i shërbimit pakistanez të zbulimit, i cili punonte kundër forcave amerikane në Afganistan.

E ndërsa Afganistani, Pakistani dhe Shtetet e Bashkuarea shkembejne akuza për rrjedhjen e informacionit, publikimet në Wikiliks duket se kanë tensionuar dhe marrdhëniet ndërmjet presidentit afgan dhe përfaqesuesve të NATO-s < I mëparshmi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›