E Shtunë, 31 Tetor 2026

Franca, në recension në 2009-ën

Franca do të hyjë në recesion në vitin 2009. Sipas Agjencisë Kombëtare të Statistikave, INSEE, ekonomia franceze ka rënë me 0.8 përqind në tre muajt e fundit të vitit 2008 dhe do të pesojë një tjetër tkurrje me 0.4 përqind në tremujorin e parë të vitit 2009. Shifrat janë më të këqija se parashikimet, të cilat treguan se ekonomia do të ulej me 0.1 përqind nga muaji tetor në muajin dhjetor. Franca është ekonomia e dytë më e madhe e Eurozonës dhe e fundit që hyn në recesion. Sipas shifrave të publikuara deri tani, Gjermania dhe Japonia kanë shënuar dy tre-mujorë negativë përsa i takon rritjes ekonomike, ndërsa ekonomistët në SHtetet e Bashkuara të Amerikës deklaruan se ekonomia e saj ka qenë në recesion prej fillimit të vitit 2008. Agjencia kombëtare e statistikave në Francë parashikon se papunësia në Francë do të rritet me 8 me përqind nga 7.7 përqind sa është aktualisht, në gjysmën e vitit të ardhshëm.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›