Pirro Misha publikon librin "Arratisja nga burgjet e historisë"
Pirro Misha nxjerr në treg librin e tij të ri me titull "Arratisja nga burgjet e historisë". Në këtë libër shfaqet problematika e pazgjidhur ende edhe pse jemi në shekullin e 21, çdo të thotë të jesh shqiptar. Botuesi i kësaj vepre Fatmir Toçi, u shpreh se ky libër ka qënë për të një ndër librat më të vështirë për tu botuar. Ai e cilësoi atë të veçantë pasi debati që përmban brenda është i rëndësishëm, ka të bëjë me problemin e identitetit. Por edhe Blendi Fevziu e komentoi këtë libër realist dhe të kohës sepse për vite e vite me radhë shqipëtarët e kanë pyetur dhe vazhdojnë ta pyesin veten në radhët e gjata të ambasadave dhe nëpër rrethe të tjera ku rastisin të ndodhen, cilët jemi ne? Vetë shkrimtari, Pirro Misha tha se ky libër e ka znafillën nga pyetja fillestare: Kush jam unë, pastaj cilët jemi ne dhe më vonë në përfundimin cilët janë shqiptarët? Ai tha se ky libër për të është një përqasje, një kritikë ndaj vetvetes.