Franca ngushëllon familjen Podrimja

Përmes një deklarate, Ministria e Jashtme e Francës i ka shprehur ngushëllime familjes së poetit Ali Podrimja, të cilin e vlerëson si njërin nga figurat më të mëdha të poezisë bashkëkohore shqipe.
“Jemi prekur nga lajmi për vdekjen e poetit kosovar Ali Podrimja, i cili kishte ardhur të marrë pjesë në Francë në festivalin 'Zërat e Mediteranit' në Lodève”, thuhet në deklaratën e MPJ të Francës, të bërë përmes zëdhënësit Bernard Valéro, transmeton portali Kosova Times.
Valero thotë se posa janë njoftuar për humbjen e poetit Podrimja, janë ndërmarrë të gjitha masat për ta gjetur atë, në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës.
“Ne përkujtojmë me dhimbje, me këtë rast, humbjen e njërës nga figurat më të mëdha të poezisë bashkëkohore shqipe dhe i drejtojmë familjes dhe të afërmeve të tij ngushëllimet tona të sinqerta”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Francës.