Thaçi ia rrit rrogën vetes
Me këtë ngritje synohet që paga e kryeministrit të barasvlerësohet me atë të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, dhe njëkohësisht t’i afrohet asaj që merr presidentja, Atifete Jahjaga.
Realisht, Thaçi që nga viti 2008, kur edhe e ka marrë drejtimin e Qeverisë, është paguar dyfish me pak se kryeparlamentari dhe presidenti. Nëse miratohet versioni i tanishëm i Projektligjit për paga të funksionarëve të lartë, atëherë paga e tij do të jetë për 25 për qind më e ulët se e presidentes dhe e njëjtë me atë kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani. Presidentja parashihet të vazhdojë të punojë me pagë të njëjtë prej rreth 3000 euro neto në muaj, shkruan Koha Ditore.
Koeficienti i pagës së presidentes është caktuar të jetë 15, ndërsa i kryeministrit, kryeparlamentarit dhe kryetarit të Gjykatës Kushtetuese 12.50. Vlera e një koeficienti llogaritet të jetë e barabartë me 186 euro.