ERE nis shqyrtimin e kërkesave për rritjen e energjisë

Burime zyrtare nga ERE bëjnë të ditur se pas shqyrtimit të aplikimeve, që kompanitë kanë përcjellë zyrtarisht dhe pas verifikimeve të nevojshme, do të dilet me një konkluzion.
Verifikimet do të lidhen me monitorimin e investimeve nga të tre kompanitë dhe kostot, me qëllim që të ketë një përcaktim konkret mbi kërkesat e tyre. CEZ Shpërndarje i ka kërkuar ERE-s miratimin e rritjes së çmimit të energjisë elektrike për vitin 2012 mesatarisht 4.5 për qind. Të njëjtën kuotë kanë kërkuar dhe KESH-i dhe OST.
Aktualisht, çmimi i energjisë për familjarët është 7.7 L/kWh për brezin e parë të faturimit dhe 13.5 L/kWh për tejkalimin e brezit prej 300 kilovat orë. Tarifa e KESH -it është 0.63 L/kWh dhe ajo e OST, 0.6 L. /Start/
2011-09-28 14:50