E Shtunë, 31 Tetor 2026

Inkurajim Merkel dhe Papandreou ne Diten e Industrise gjermane

Greqia ka bere shume pune muajt e fundit thote kryeministri grek Giorgos Papandreou ne fjalimin e tij para industrialisteve dhe politikaneve ne Diten e Industrise gjermane te organizuar nga Dhoma e Industrise. Por Greqise i duhet me shume ndihme dhe ajo qe i duhet me shume eshte koha. Reformat ne vendin e tij jane shume te thella dhe ato nuk mund te kryhen brenda nates theksoi Papandreou. Asnje vend tjeter nuk e di aq mire sa Gjermania e cila pati pas ribashkimit ndryshime te medha te kesaj natyre.

Ne nuk mund te kryejme reformat e reja ne nje periudhe disa mujore. Ne do ta kthejme krizen ne shanc Ju siguroj se investimet tuaja ne Greqi nuk kane lidhje me te kaluaren por jane investime ne te ardhmen e Greqise.

Bildunterschrift Merkel Papandreou Keitel

Greqia nuk eshte vend i varfer eshte vetem vend qe ka patur qeverisje te keqe tha Papandreou i cili mori per fjalimin e tij te qete dhe argumentativ duartrokitje te konsiderueshme. Industria gjermane beri njekohesisht te qarte se investimet greke nuk jane teme e agjendes se dites. Sepse pa ndihmat financiare shtese nga programi i zgjeruar ndihmes Greqia do te falimentonte. Programi do te filloje kur vendet e euros do te japin driten jeshile. Aprovimi i tyre ka rendesi te madhe tha kancelarja Angela Merkel

Me e rendesishmja eshte qe Greqia te fitoje serish besimin dhe ne pala gjermane do te japin te gjithe ndihmen e kerkuar ne menyre qe te dalim sa me shpejt nga ky zhvillim i keq qe sjell cdo muaj lajme te keqija ne menyre qe tregjet te marrin sinjale se Greqia ndodhet ne rrugen e duhur.

Bildunterschrift Georgios Papandreou Edhe ekonomia gjermane eshte per zgjerimin e programit te ndihmes ne menyre qe euro te mos futet ne rrezik. Hans-Peter Keitel president i Dhomes se Industrise shikon rreziqe per euron

Fundi i bashkimit monetar do te ishte per Gjermanine dhe industrine gjermane me deme shume te medha. Ju te gjithe i njihni gershetimet e medha te ekonomise gjermane me fqinjet tane evropiane. Procesi i kthimit ne monedhen kombetare ose vetem ne zona te ndara do te ishte i lidhur me rreziqe te pallogaritshme per ekonomine dhe politiken.

Kur diten e enjte te behet ne parlamentin gjerman votimi per programin e zgjeruar te ndihmes fjalen do ta marrin te gjithe ata qe kritikojne kredite e reja miliardeshe per vendet me probleme te zones se euros. Kryeministri grek u lut per te respektuar perpjekjet per reforma nese kjo mungon atehere njerezit humbasin motivimin per ndryshime te tjera.

Autor160Nina Werkhuser /160Aida Cama

Redaktoi160Elert Ajazaj

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›