Franca, per ta nisur mbare me Rumanise
Ndeshja e pare e grupit C do te jete pikerisht perballja mes Rumanise dhe Frances, nje takim ky shume delikat, pasi nese Franca eshte nje kocke e forte, Rumania eshte ne gjendje te dhuroje surpriza te medha. Skuadra e drejtuar nga Rajmond Domenek do te zbrese ne fushen e lojes me dy sulmues, ku Tieri Hanri dhe Karim Benzema do te jene kercenimi kryesor per mbrojtjen e Rumanise. Nga ana tjeter, Viktor Picurka ka probleme te shumta me demtimet. Per kete arsye, i sakrifikuari i tij do te jete Kristian Kivu, i cili nga mbrojtja do te spostohet ne krah te mesfushes, pasi ky eshte dhe reparti me i prekur nga mungesat. Skuadra rumune do t'i besoje kembeve te Adrian Mutu per te befasuar mbrojtjen e ngjeshur franceze. Domenek nuk e ka ende te qarte se cilin te zgjedhe mes Patrik Vieirase dhe Matje Flamini. I pari eshte nje lider i vertete, nje mesfushor me cilesi te rralla, por ditet e fundit ka pasur shqetesime fizike, nda edhe tekniku francez do te zgjedhe mes tij dhe lojtarit te sapo blere nga Milani. Pjesa tjeter e skuadres franceze eshte ne top-forme. Reparti i sulmit te "gjelave" eshte pika me e forte, ku larmishmeria e karaktereve te lojes i jep nje privilegj te madh Domenekut per te zgjedhur. Nga ana tjeter, Picurka eshte ne medyshje, por sulmi mesa duket do te jete i perbere nga Mutu dhe Siprianu, pavaresisht se peshen kryesore te repartit do ta mbaje mbi supe pikerisht sulmuesi i Fiorentines.