Premçi: Grevistët dolën jashtë, pas negociatave
Për të nxjerrë minatorët nga miniera sipas vendimit të Gjykatës së Dibrës, janë dashur më shumë se 24 orë negociata. Shemsi Premçi, drejtor i Forcave Speciale, në një prononcim për “Ora News” deklaron se tashmë ka përfunduar me sukses operacioni, i cili ka mbajtur për 27 ditë grevistët të ngujuar.
“U futëm në negociata me grupin negociator, duke argumentuar se vendimi ishte i ligjshëm dhe se greva nuk mund të behej në një vend, në nivelin e 14-të. Unë kam qënë pjesë e operacionit, për shkak të lidhjeve me një pjesë të minatorëve. Unë isha pjesë e negocimit dhe u arrit marëveshja” tha më tej ai.
14 minatorët e ngujuar në nivelin e14 nëntokë, përfundimisht dolën ditën e sotme në sipërfaqe të tokës, ndonëse gjendja e tyre shëndetësore ishte tejet e rënduar.