E Shtunë, 31 Tetor 2026

Franca rrit moshën e daljes në pension nga 60 në 62

Gjatë prezantimit të planit, ministri francez i Punës, Eric Woerth deklaroi se “të punosh më gjatë është e pashmangshme” dhe e nevojshme për të rregulluar financat publike. “Të gjitha vendet evropiane e kanë bërë këtë lëvizje tashmë. Ne nuk mund ta shmangim”.

Ky plan ka hasur në kundërshtimin e sindikatave që pa u bërë formalisht publik. Reforma e pensioneve synon të ulë rritjen e deficitit të buxhetit nga 7,5 për qind në 3 për qind, cak i caktuar nga BE-ja. Ndryshimet duhet të votëbesohen nga parlamenti në shtator.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›