E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tërmet 7.1 ballë në Indonezi, të paktën 2 të vdekur

"Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e tërmetit që goditi ishullin Yapen'', deklaroi kreu i policisë lokale, Deny Siregar.

Ishulli, i populluar prej rreth 75 mijë banorësh, është më i prekuri nga tërmeti i ndodhur rreth orës 03:16 (sipas orës lokale). Menjëherë u dha një alarm për cunami, i cili u hoq para një ore.

Goditja u lokalizua në një thellësi prej 10 kilometrash, rreth 100 kilometra nga një zinxhir ishujsh tropikalë të Paqësorit. Magnituda e tërmetit fillimisht u vlerësua rreth 7 ballë nga Instituti Amerikan i Vëzhgimit Gjeofizik, (USGS).

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›