E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, grevë kundër reformës së pensioneve

Metrotë e Athinës janë paralizuar plotësisht për 24 orë. Nesër do të protestojnë për pesë orë radhazi edhe punonjësit e të gjithë transporteve urbane.

Sindikata e sektorit privat "Gsee" dhe ajo e sektorit publik "Adedy" kanë planifikuar një manifestim paralelisht me protestën e sindikatës komuniste "Pame" dhe me ato të organizatave pranë të majtës radikale.

Këto manifestime bëhen ndërkohë që në Athinë ndodhet misioni i BE-FMN-së, i cili po shqyrton reformën e pensioneve. Reforma parashikon reduktimin e pensionit si dhe rritjen e moshës së daljes në pension.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›