E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një vit pa paga punëtorët bllokojnë punimet e Levanit

FIER-Punimet e dy linjave të autostradës Levan-Vlore dhe Levan-Tepelenë, janë bllokuar ditën e sotme si pasojë e një proteste të punonjësve të firmës që po zhvillon punimet në këto akse.
Sot paradite rreth 50 punonjësit të kantierit të ndërtimit në Levan kanë vendosur në formë protestë të bllokojnë punimet për ty lotet e autostradës, pasi firma nuk u ka dhënë atyre pagat që nga qershori i vitit 2009.
Mungesa e likujdimit të punëtorëve për punën e bërë në 1 vit, i ka cuar ata në bllokimin e punimeve duke vendosur në kantier 30 mjetet e rënda të punës e duke mos lejuar njeri tu afrohet këtyre mjeteve. Shpesh herë punonjësit kanë ngritur zërin për mungesën e pagave, por ka kaluar 1 vit dhe ende asnjë masë në drejtim të likujdimit të tyre.

(d.b/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›