Parlamenti maqedon shpërndahet javën e ardhshme

Parlamenti i Maqedonisë të hënën ose të martën të javës së ardhshme do të vendos në rend dite shpërndarjen dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme.
Kjo javë nga shërbimet e parlamentit konsiderohet si java e fundit e kësaj përbërje parlamentare.
Këto janë zgjedhjet e dyta të parakohshme nga pavarësimi i Maqedonisë, ndërsa të parat ku për herë të parë do të votojë diaspora. Gjatë kësaj jave përbërja aktuale pritet të votojë vetëm zgjedhjen e kreut të Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), Boris Kondarko, kandidat i opozitës maqedonase.
Në seancën e votimit të shpërndarjes së Parlamentit do të jenë pjesëmarrës edhe dy partitë opozitare shqiptare PDSH dhe DR, ndërsa partitë opozitare maqedonase të kryesuara nga LSDM nuk do të marrin pjesë.