Franca, tani në duart e Blankut
Lajmin e ka konfirmuar presidenti në largim i federatës franceze të futbollit, Zhan-Pier Eskalets. “është lajmi i mirë i ditës. Federata dhe kombëtarja franceze vazhdojnë përpara me Loran Blankun. Ai ka një projekt ambicioz si dhe vullnetin e nevojshëm për t’i rikthyer Francës lavdinë sportive dhe morale”, pohoi Eskalets.
Kjo do të thotë se duhet harruar figura e shëmtuar në Afrikën e Jugut? “Jo, duhet mbajtur parasysh. Duhet të mësojmë nga mësimet e së kaluarës, në mënyrë që të mos i përsërisim në të ardhmen”, theksoi Eskalets. 44-vjeçari Blank do të ketë ndihmës Zhan-Luis Gaset, dora e djathtë e tij te Bordoja.